LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet për Mini-Shengenin dhe tregon pse nuk shkoi në Tiranë

Thaçi flet për Mini-Shengenin dhe tregon pse nuk shkoi në Tiranë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në konferencën e mbajtur me gazetarë ka folur edhe për Mini-Shengenin dhe arsyet pse nuk ka shkuar në takimin e liderëve rajonal në Tiranë.

Thaçi tha se Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e samitit të Ohrit dhe Tiranës, pasi shteti i Kosovës është injoruar në samitin e Novi-Sadit.


Kreu i shtetit tha më tej se Kosova ka dëshmuar se është për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

“Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran….Ky është një fakt të cilin në veçanti Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë parasysh gjithmonë sepse Kosova është njohur si shtet i pavarur. Si rrjedhojë e injorimit të Kosovës në Novi Sad – të dy ftesat që më janë dërguar, i kam refuzuar, megjithëse ftesat më referoheshin si president i shtetit të Kosovës”, tha ai.

Thaçi më tej shtoi se arsyeja tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se nuk mund të ketë  bashkëpunim rajonal vetëm kur takimet mbahen në një vend të caktuar.

“…Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia, si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti.

Presidenti i Kosovës në këtë takim me gazetarë i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që duke filluar nga sot të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërorepër heqjen e kufirit dhe taksave doganore ndërmjet dy vendeve.

Për një veprim të tillë, kreu i vendit tonë tha se nuk duhet të presin për teket e Serbisë dhe Bashkimit Evropian, i cili po tregohet i paaftë për vendime strategjike për Ballkanin Perëndimor.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori