LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj do të intervistohen për rastin e gylenistëve

Thaçi e Haradinaj do të intervistohen për rastin e gylenistëve

Driton Gashi, sot kishte një ditë të rënduar. Ish drejtori i Agjencionit për Inteligjencë për më shumë se gjashtë orë është marr në pyetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Gashi ka dhënë përgjigje, para anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar që u formua për të hetuar deportimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti pa asnjë procedurë.

I gjithë intervistimi sikurse herëve të kaluara u bë pa praninë e mediave.

Pasi që përfundoi intervistimi i Gashit që u shkarkua nga pozita e shefit të AKI-së pas rastit të shtetasve turq, para gazetarëve ka dal kryetari i komisionit hetimor Xhelal Sveçla, i cili tha se institucionet po mundohen që fajin për rastin t’ia hedhin njëra tjetrës. Ai u shpreh se ka dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore, dhe shkelje të kompetencave në rastin e dëbimit të shtetasve turq.

“Është një tendencë që të gjitha ato shkelje të cilat deri tash komisioni i ka evidentuar është një tendencë që topi apo faji të hidhet prej një institucioni në tjetrin. Ne do të vazhdojmë me intervistimet e zyrtarëve të tjerë të lartë të Kosovës deri në momentin kur të dalim me një raport i cili sinqerisht besojmë se do të pasqyroë gjithë atë çfarë ka ndodhur në atë aksion…Ka dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore, për tejkalime të kompetencave, por fajësin primare po tentojnë ta hedhin nga njëri tek tjetri”, u shpreh Sveçla.

Sveçla shtoi se komisioni hetimor për deportimin e gylenistëve në plan të veprimit ka edhe intervistimin e kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në planin e veprimit që ky komision ka miratuar është paraparë që edhe ata të ftohen para komisionit, është çështje e koordinimit dhe organizimit të punëve brenda komisionit që të vijmë edhe deri tek ai moment që edhe ata të ftohen për të dhënë dëshmitë e tyre para komisionit…Ne kemi identifikuar zbrazëtira në materialet e ofruara nga institucionet e ndryshme, por mendoj që do t’i plotësojmë edhe me intervistimin e këtyre institucioneve drejtpërdrejtë”, tha Sveçla.

Lidhur me afatet kohore se sa do zgjas ky proces i intervistimit, deputeti Sveçla tha se ky komision hetimor ka mandat edhe një muaj dhe se brenda kësaj periudhe duhet të dalin me raport në seancë plenare. Për sot ishte paraparë që të intervistohen edhe inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por që nuk ishin të pranishëm për raportim për shkak të agjendave të tyre.

Deri më tani komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq ka intervistuar zyrtarë policor, ish-drejtorin e Policisë dhe drejtorin aktual të AKI-së Shpend Maxhunin.

Në mars të këtij viti gjashtë shtetas turq janë deportuar për në Turqi, kërkesë kjo e shtetit turk me dyshimet se të njëjtit i përkasin organizatës FEHTO, organizatë kjo që sipas Ankarasë zyrtare udhëhiqet nga Fehtullah Gulen, i cili edhe dyshohet se ka organizuar tentim grusht shtetin në Turqi në korrik të vitit 2016. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori