LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj takojnë ndihmës-sekretarin Mitchell: Mbështetja amerikane në procesin e dialogut është jetike

Thaçi e Haradinaj takojnë ndihmës-sekretarin Mitchell: Mbështetja amerikane në procesin e dialogut është jetike

Presidenti i Republikës së Kosovës, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluan një takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Reklama

Sipas një njoftimi të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç thuhet më tej, presidenti Thaçi ka falënderuar ndihmës-sekretarin Mitchell për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së që ka dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, nga liria, te shtetndërtimi dhe tani forcimi i perspektivës euroatlantike.

“SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja amerikane në këtë proces është jetike, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Nga ana tjetër, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka siguruar presidentin e Kosovës se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithëmbarshme për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Lajme
Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Lajme
Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Lajme
Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Lajme
Nxënësi iu dërgon mesazhe mësimdhënësve në Prizren, kërcënon se ka një listë të nxënësve që

Nxënësi iu dërgon mesazhe mësimdhënësve në Prizren, kërcënon se ka një listë të nxënësve që "do t’u bëj keq"

Kronika e Zezë
Tensionet në Mitrovicë - përveq veriut po protestohet edhe në jug

Tensionet në Mitrovicë - përveq veriut po protestohet edhe në jug

Lajme
Kalo në kategori