LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Thaçi: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia është duke kundërshtuar në mënyrë agresive shtetësinë e Kosovës, si në rastin e Surinamit dhe se integrimi i shpejtë i rajonit në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për të ndaluar depërtimin e ideologjive antiperëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me ministren e Jashtme të Kanadasë në Otava, Chrystia Freeland, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin bilateral, por edhe në skenën ndërkombëtare.


Thaçi u shpreh i kënaqur që vizitën po e realizon në kohën kur Kanadaja po shënon 150-vjetorin e themelimit të konfederatës dhe se kishte mundësinë që të jepte vlerësimin për angazhimin e Kanadasë për paqe në botë.

“Vizitova kampin ushtarak në Halifax, ku ishin pritur refugjatët kosovarë gjatë luftës. Takova kanadezë që kanë kontribuar për paqen në Kosovë dhe në botë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Kanada i ka dhënë me dekada dhe shtoi se kjo miqësi është themel i bashkëpunimit që duhet të thellohet edhe më shumë, veçanërisht në ekonomi dhe në siguri. Duke folur për të arriturat e Kosovës,

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova tani më është konsoliduar brenda dhe po punon për të përmbyllur konsolidimin e shtetit edhe në skenën ndërkombëtare.

“Rusia është duke kundërshtuar në mënyrë agresive shtetësinë e Kosovës, si në rastin e Surinamit”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe ftoi për përkrahje dhe koordinim më të madh në skenën ndërkombëtare me të gjitha shtetet mike.

“Të bashkëpunojmë në lobim për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana e saj, ministrja kanadeze Freeland tha se është mbresëlënëse çfarë ka arritur Kosova, sidomos kur kihen parasysh sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

“Kanadaja është mike e Kosovës dhe mund të llogarisni gjithmonë në përkrahjen e Kanadasë”, u shpreh ministrja Freeland.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe në BE dhe shtoi se integrimi i shpejtë i rajonit në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për të ndaluar depërtimin e ideologjive antiperëndimore në Ballkanin Perëndimor. “E ardhmja e jonë është në NATO dhe në BE. Sa më parë që të hyjmë në NATO dhe në BE, i tërë rajoni, aq më parë do t’i mbyllen dera dhe mundësia për të destabilizuar rajonin edhe Rusisë edhe të gjitha ideologjive tjera antiperëndimore”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori