LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe Strashevski flasin për raportet fqinjësore Kosovë-Maqedoni

Thaçi dhe Strashevski flasin për raportet fqinjësore Kosovë-Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Ilija Strashevski.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Strashevski për punën që ka bërë në Kosovë në avancimin e marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Kosovës.


“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa vetëm marrëdhënie fqinjësore”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “sukseset e secilit shtet reflektojnë edhe në shtetet fqinje”.

Presidenti Thaçi shprehu përkrahje për përpjekjet për të gjetur zgjidhje në kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Zgjidhja e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë stabilitet dhe paqe në tërë rajonin tonë”, theksoi presidenti Thaçi.

Ambasadori Strashevski u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të Maqedonisë dhe Kosovës, duke pohuar se gjatë shërbimit të tij në Kosovë janë nënshkruar 15 marrëveshje bilaterale të rëndësishme dhe janë avancuar marrëdhëniet në mes dy vendeve.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori