LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe akuzat

Lajmi bombastik dhe shokues u rishfaq në kohë i papritur, pikërisht para bisedimeve, para formimit të Qeverisë dhe pakkush e ka pritur. Nuk mund te besohet se dita e zgjedhur ishte spontane dhe e rastësishme. Tani akuzat nuk ngrihen nga prokuroria serbe, po merren provat e prokurorisë serbe, që ishin shpallur si të pamjaftueshme dhe hidhen në publik nga një autoritet më i lart. Në Gjermani nga Deutschlandfunk dhe sigurisht edhe radiostacionet tjera si dhe TV-të përsëritej në çdo edicion të lajmeve. Si zakonisht, çdo gjysmë ore. Në mbrëmje iu shtua edhe një deklaratë: “Qeveria e Kosovës shqyrton hapa ligjor kundër atij raporti.” Sot merren me analiza.

Hashim Thaçi nuk akuzohet për një fushëveprim kriminel, por për tri. Kjo është tipike për akuzat serbe: të sajohen sa më shumë dhe njëra së paku besohet. Dihet se mafiozët, aty ku kanë traditë, merren ose me drogë ose me organe, kjo e fundit shumë sporadike në botë në krahasim me të parën. Serbia për të sjellë një lajm shumë sensacional dhe për të vazhduar luftën kundër shqiptarëve i mveshë Hashim Thaçit tri fusha veprimi dhe e prezanton gati si një firmë biznesi me tre specializime të posaçme. Edhe Thaçi nuk është zgjedhur rastësisht sepse është në pyetje denigrimi i një Lëvizje Çlirimtare, jo edhe aq i Thaçit vet. Nuk sulmohet vetëm Thaçi, por dëshiron të preket ndërgjegjja e Perëndimit.


Për Serbinë nuk është me rëndësi a do të besohet ky lajm a jo, me rëndësi është të botohet, të bëhet publike dhe gjithmonë do të gjenden njerëz që do ta besojnë: dikush do ta besojë se këto akuza janë përfolur edhe më parë. Tjetri nuk do t’ i besojë fare, tjetri do të mendojë se vjen nga kuzhina tradicionale serbe. Dhe ka të drejtë! Ajo ka dëshmuar aftësi të tilla duke poshtëruar të gjitha kombet për rreth dhe duke formuar një shtet me territore të huaja në çdo kufi me fqinjin. Sa për freskim: vetëm nga Vojvodina patën dëbuar 200.000 – 400.000 gjerman, ku sot do të kishin qenë së paku dy milion…Se sa shqiptarë kanë dëbuar, mund të kuptohet nga disa milion në Turqi…

b92 citon zëvendësprokurorin serb për Krime të Luftës. Ai i ekzaltuar deklaron këtë: “Raporti i Dick Marty-t është fitore e madhe për shtetin tonë në luftë për të vërtetën dhe për drejtësi”. Bruno Vekariç vazhdon tutje: “Duke falënderuar ndihmës dhe autoritetit të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, përkushtimit dhe angazhimit të organeve të drejtësisë, kemi arritur te kjo fitore dhe i kemi kthyer shpresën familjeve të viktimave, të kindapuarëve dhe të të zhdukurve”. Në këtë “Lajm shumë pozitiv” thotë Vekariç, janë shfrytëzuar shumë prova, që posedonte prokuroria serbe dhe kështu Dick Marty na rezulton si një prokuror serb i cili tani në një forum tjetër riaktualizon thashetheme, por jo fakte për një ndjekje eventuale penale.

UÇK-në e kemi financuar nga Perëndimi në fondin “Vendlindja Thërret” dhe UÇK nuk ka pasur nevoje të merret me drogë e me organe për ta çliruar vendin nga fashizmi serb. Zakonisht lëvizjet kombëtare nuk merren me kriminalitet, ashtu si mafiozët nuk lodhen shumë për çlirimin kombëtar. Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë Thaçi do t’ ishte mafiozi i parë evropian patriot. Për patriotizëm nevojitet vetëdije kombëtare. Për karrierë në jetën mafioze nevojitet injorancë ekstreme, nivel i ultë arsimor dhe mungesë e ndenjës kombëtare. Për mafiozët ndjenjë kombëtare është paraja, jo kombi dhe ai nuk rrezikon jetën dhe lirinë për komb, por për para…

Derisa në Jugosllavi luftohej, në Gjermani burgoseshin grupe ballkanike mafioze, që merreshin me drogë dhe në këto grupe kishte shqiptarë, serb, kroat e boshnjak. Atje luftohej, jashtë bashkëpunimi mafioz vazhdonte, kurse droga kalonte nëpër Serbi me lejen e shtetit serb…

Natyrisht se pushtuesi do të përpiqet ta etiketojë dhe paragjykoj një lëvizje çlirimtare. Kjo është në natyrën e pushtuesve të papërmirësueshëm. UÇK nuk pat shkuar në Beograd ta luftojë Serbinë, e ta terrorizojë popullin serb, por mbronte shtëpitë dhe vendin e vet. Nëpër malet e Kosovës, jo të Serbisë!

Në politikën serbe nuk ka ndryshuar gjë ndaj shqiptareve. Tadic akoma nuk dorëzon arkivin e vjedhur nga Serbia. Perëndimi i ka lënë hapësirë dhe ai ka ndryshuar mënyrën e luftës, por me qëllimin e njëjtë. Tadiçi e kuptoi se me luftë të hapur nuk ka mundësi ta rikthejë Kosovën, por me luftë tjetër vazhdon shkatërrimin e shtetit, pengimin e njohjeve apo ndarjen eventuale. Ata ditë e natë luftojnë jashtë dhe prezantojnë Serbinë si viktimë, si viktimë të amerikanëve. Ne po dalldisemi me një pavarësi vasale dhe i kemi lënë shumë mundësi veprimi duke mos akuzuar ata për krime dhe shkatërrime, duke mos kërkuar dëmshpërblim… Krejt kjo luftë tani bëhet për ta fituar simpatinë e evropianëve antiamerikanë dhe antishqiptarë. Ata nga ky lajm shpresojnë së paku legalizimin e shkëputjes së veriut të Kosovës. Për këtë, nuk i ka fajet vetëm politika vasale e Kosovës, por edhe vasali tjetër në Tiranë, që i përkulet Tadiçit derisa ai financon administratë paralele në Kosovë. Ky për t’ u treguar si vasal i përkryer serbëve të Kosovë u dhuroi 400.000 euro…dhe ftoi edhe Tadiçin në Tiranë…Për këtë i kanë fajet edhe perëndimorët sepse i hapën dyert Serbisë duke shpresuar se ndryshon dhe dje, Tadiç, në mënyrë cinike deklaron se do të takohet edhe me Thaçin, nëse bëhet Kryeministër. Kurse ministri i jashtëm serb në dalldi dhe ekstazë deklaron se ardhmëria politike e Thaçit është djegur…

Ne vitet e 90 na akuzonin për fundamentalizëm islamik, tani kur vendet islame mbrojnë interesat serbe janë larguar nga kjo akuzë dhe sajojnë të reja!

Dobrica Çosiç thoshte se rrena serbe është art, këtë herë po përpiqen gënjeshtrën ta shndërrojnë në provë.

Në zgjedhjet e fundit nuk do ta kisha votuar kurrë Thaçin, por nga akuza të tilla duhet mbrojtur ai, sepse synohet demonizimi i krejt Lëvizjes Çlirimtare dhe pasoja nuk mund të parashikohen, madje mund të vështirësohet edhe ecja drejt Evropës, të përforcohet paragjykimet kundër nesh dhe të humbet legjitimiteti i politikës sonë dhe shtetit. Edhe Hitleri po të kishte pasur mundësi të shkruante raporte për hebrenjtë, edhe ai do të kishte deklaruar diçka të ngjashme për ta. Me këtë do të përligjte masakrat. Raporti i Dick Martyt është qëndrim fashist kundër një Lëvizje Çlirimtare.

Në trend

Më shumë
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi

Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi

La Liga
Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk

Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk

Boks
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Kalo në kategori