LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dënon dëmtimin e varrezave të komunitetit RAE në Rahovec

Thaçi dënon dëmtimin e varrezave të komunitetit RAE në Rahovec
Foto: Ilustrim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dënuar dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit.

Përmes një shkrimi në Facebook, e quajtur një akt të ulët dhe të papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike.


Kreu i shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.

“Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.

Dëmtohen varrezat e komunitetit RAE në Rahovec, reagon Partia e Ashkalinëjve dhe KLMDNj
Lexo po ashtu Dëmtohen varrezat e komunitetit RAE në Rahovec, reagon Partia e Ashkalinëjve dhe KLMDNj

Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë!”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe KLMDNj.

KLMDNj kërkon hetime të shpejta dhe nxjerrje para drejtësisë të atyre që vandalizuan varrezat e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë integruar në shoqërinë kosovare dhe duke u dëshmuar se janë konstruktiv.

“Në vend të ndihmave për të cilat kanë shumë nevojë këto komunitete sidomos tani në kohën e pandemisë, rrënimi i varrezave është veprim jonjerëzor dhe i dënueshëm. KMDLNj , duke dënuar ashpër këtë akt vandal kërkon të mos paragjykohet rasti deri në përfundim të hetimeve”. /Telegrafi/