LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Batalioni “Atlantiku” i dha jehonë luftës së UÇK-së

Thaçi: Batalioni “Atlantiku” i dha jehonë luftës së UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”.

Thaçi ka thënë se është kënaqësi e veçantë si bashkëluftëtar, por edhe si president i vendit, që ta ketë një bashkëbisedim shumë miqësor dhe vëllazëror me pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, për të evokuar kujtime nga e kaluara, por edhe për të diskutuar dhe shikuar kah e ardhmja.


“Edhe fati i vendit tonë është i lidhur drejtpërdrejtë me rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm dhe historik që e ka dhënë komuniteti shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në përgjithësi diaspora jonë. Ju keni qenë strumbullari, mund të them lirisht i atij organizmi, i atij masiviteti, i bashkëngjitjes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte rruga e vetme për të ardhur deri te liria dhe pavarësia, si dhe rruga e vetme për të larguar Serbinë nga Kosova”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, theksoi se rrugëtimi i Atlantikut ishte pjesë e një angazhimi shqiptaro-amerikan përgjatë dekadave në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Angazhimi i drejtpërdrejtë i batalionit në luftë, në mënyrë të organizuar nga fondi ‘Vendlindja Thërret’ dhe veprimtarë tjerë të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara, bënë që ta ketë edhe jehonën e vet, edhe mbështetjen e rëndësishme që ia dha luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Shehu.

Pjesëtarëve të batalionit “Atlantiku”, kreu i shtetit u ka thënë se ata gjithmonë kanë investuar në unitet dhe në afrimin e qytetarëve pa dallime partie dhe ideologjie, duke synuar forcimin e lëvizjes kombëtare dhe luftës kundër Serbisë, por edhe forcimin e shtetit të Kosovës, demokracisë, rendit, ligjit dhe perspektivës euroatlantike.
Presidenti Thaçi theksoi se ardhja e pjesëtarëve të batalionit “Atlantiku” në 20 vjetorin e hyrjes në Kosovë, 20 vjetorit të betejës së Pashtrikut dhe betejave tjera heroike, me të vërtetë është një energji e re për të gjithë bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori