LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ata që janë larguar nga FSK-ja nuk mund të kthehen më

Thaçi: Ata që janë larguar nga FSK-ja nuk mund të kthehen më

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur sot për largimin e disa serbëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke thënë se ata që janë larguar nga FSK-ja nuk mund të kthehen më.

Thaçi në një prononcim për media tha se çdo veprim i tyre është individual dhe se nuk ka shaka.


Ai tha se Kosova dëshiron që të themeloj një ushtri funksionale, multietnike dhe të standardeve të NATO-s.

“Sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës mund të them se pavarësisht nga pengesat është mirë që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë marr qëndrim të qartë, ata që largohen nga FSK, automatikisht largohen nga Ushtria e Kosovës. Nuk ka hajgare për tu larguar e për tu rikthyer… Duam të themelojmë një ushtri funksionale, multietnike me standarde të NATO-s”, ka thënë Thaçi, raporton Telegrafi.

Presidenti i vendit, Thaçi po ashtu tha se asnjë organizim që është kundër Ushtrisë së Kosovës i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenoj të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e ushtrisë dhe multietnicitetinë e Forcës së re të Kosovës.

Ndryshe, Thaçi ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ky proces nuk do të jetë i lehtë, por i rëndë.

Thaçi tha se vullneti i tij është që të gjitha partitë politike të përfshihen në dialog.

“Sot i kam takuar të gjithë liderët e partive politike, partnerët e koalicionit që i kemi, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe liderët e koalicionit qeverisës dhe është një vullnet që të japin kontributin e tyre. Ajo që është me rëndësi të gjithë janë në favor të dialogut, në favor që bartësit e institucioneve të përfshihen në dialog. Është vullneti im që të përfshihen të gjithë, liderët e partive politike të përfaqësuara në parlament. Nuk do të jetë një proces i lehtë, do të jetë shumë i rëndë, shumë ballafaques. Kërkohet unitet, bashkë përgjegjësi por edhe shpërndarje e atyre meritave nëse arrijmë në finale çfarë dëshirojmë të arrijmë”, tha Thaci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori