LAJMI I FUNDIT:

Tha se procesi i vettingut është i dështuar, Haxhiu i reagon Kica-Xhelilit: Uroj të mos jetë dëshirë e jotja kjo

Tha se procesi i vettingut është i dështuar, Haxhiu i reagon Kica-Xhelilit: Uroj të mos jetë dëshirë e jotja kjo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili janë përplasur në seancën e Kuvendit të enjten në lidhje me vettingun.

Në këtë seancë ku po shqyrtohen tri propozim-amendamente kushtetuese, që kanë të bëjnë me vettingun në sistemin e drejtësisë, Kica-Xhelili tha se ky proces është i dështuar.


“Ne si LDK do t’i votojmë amendamentet kushtetuese që vijnë në Kuvend për vettingun. Por, ky proces nuk është më proces i vettingut. Ne kemi të bëjmë me rehabilitimin e një procesi të vettingut që tashmë është proces i dështuar”.

“Ka pasur papjekuri politike në qasjen që e kemi pasur ndaj kësaj çështje. Mbetet fatkeqësi që procesi ka mbetur simbolik”, deklaroi ajo para deputetëve.

E Haxhiu duke i reaguar deputetes së LDK-së tha se “uroj që të mos jetë dëshirë e jotja kjo”.

“Edhe njëherë po ju njoftoj se reformën në drejtësi po e bëjmë në disa drejtime dhe paralelisht. Znj. Doarsa Kica-Xhelili tha se procesi i vettingut është i dështuar, por unë uroj që të mos jetë dëshirë e jotja kjo. Uroj të mos jetë dëshirë e jotja, por shqetësim që e ke ngritur si deputete e Kuvendit”, u shpreh ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori