LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Vitin e kaluar kemi pasur shfrytëzues rekord të fondeve IPA

Tevdovski: Vitin e kaluar kemi pasur shfrytëzues rekord të fondeve IPA

Vitin e kaluar ka pasur rekord shfrytëzuesish të fondeve IPA, gjegjësisht fondeve evropian të cilat i kemi pasur në dispozicion, në krahasim me vitin e kaluar, tha sot ministri për financa Dragan Tevdovski. Ai iu drejtua përdorimit në kalimin kufitar të rregulluar dhe modern Tabanovcë si pjesë nga kampanja “BE për ty”. Në fjalim mbajti edhe kryeministri Zoran Zaev, euro-ambasadori Samuel Zbogar dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Qeveria do të vazhdojë të edhe më tej të shfrytëzoj fondet evropiane për të pasur më shumë projekte. Në gusht të vitit 2017 Qeveria ka bërë plan për përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve IPA. Ai parashikon vetëdijesim më të madh politik, projektim i projekteve me prioritet, grup më të mirë dhe ndjekjen e rregullave dhe rekomandimeve të BE-së. /Telegrafi/