LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Harmonizim i ligjeve me BE-në, për efikasitet më të lartë me tatimet

Tevdovski: Harmonizim i ligjeve me BE-në, për efikasitet më të lartë me tatimet

Qasje më serioze të kontrolleve inspektuese, vendosje e tërësishme të paraqitjes së plotësuar tatimore nga ana e DAP-it deri në janar të vitit 2019 dhe sistem më i mirë informativ për pagesë më efikase të tatimeve, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rekomandimet e djeshme të Bankës Botërore, Tevdovski përmendi se qytetarët duhet të kuptojnë sa është e rëndësishme të paguhen tatimet.


“Qytetarët duhet të kuptojnë sa është me rëndësi të paguhen tatimet. Pa këtë nuk mund t’i zhvillojmë shtyllat e shoqërisë, arsimit, shëndetësisë”, tha Tevdovski pas ngjarjes së përfunduar për harmonzimin e legjislaturës së Maqedonisë me atë evropiane për sigurimin.

Sipas tij, fakt është se Maqedonia viteve të kaluara ka pasur një nga pagesat më të dobëta të tatimeve në krahasim me vendet e tjera në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëjmë çmos që këtë ta ndryshojmë. DAP realizon projekt të madh me Holandën për sendërtimin e softuerit, por kjo është praktikisht edhe vullnet politik që të bëjmë presion dhe tatimet të grumbullohen siç duhet”, deklaroi ministri, duke shtuar se pagesa e tatimeve në tetor ka qenë në nivel shumë më të kënaqshëm në krahasim me periudhën e kaluar.

Reformat e parashikuara dhe ndryshimet e zgjidhjeve aktuale ligjore, shtoi ministri, do të mundësojnë shërbime më të mira për qytetarët, por edhe ngritjen e vetëdijes për grumbullimin e tatimeve./Telegrafi/