LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, legalizohen mbi 4000 ndërtime pa leje

Tetovë, legalizohen mbi 4000 ndërtime pa leje

Komuna e Tetovës, në nivel të shtetit para sjelljes së Ligjit për legalizim të objekteve pa leje ndërtimi, ka qenë në krye të listës. Sipas tyre, prandaj edhe është pritur që të ketë numër enorm të kërkesave.

Mbi 4000 objekte të palegalizuara deri më tani janë legalizuar në territorin e Komunës së Tetovës, që kur ky proces filloi para shtatë vitesh, shkruan gazeta KOHA. Nga Komuna e Tetovës njoftuan se ka ende shumë qytetarë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë për legalizim, ndërsa kjo vërehet se çdo ditë ka qytetarë që parashtrojnë kërkesa.


“Deri më tani janë përfunduar afër 4100 legalizime në territorin e Komunës së Tetovës, ndërsa qytetarët kanë kërkuar më së shumti legalizimin e objekteve për banim, më pas janë shtëpitë apo objekte ndihmëse”, thotë Armend Fazliu, zëdhënësi i Komunës së Tetovës. Komuna e Tetovës, në nivel të shtetit para sjelljes së Ligjit për legalizim të objekteve pa leje ndërtimi, ka qenë në krye të listës. Sipas tyre, prandaj edhe është pritur që të ketë numër enorm të kërkesave. Por ky proces ndonëse për ata qytetarë që kanë ndërtuar është i dobishëm, nga ana tjetër – për zhvillimin e qytetit ky proces është i dëmshëm.

“Unë them se kjo është një thikë me dy teha, në njërën anë qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi dhe duan që ti regjistrojnë në Kadastër dhe të hynë në sistemin e tatimit e tjera, në anën tjetër planifikimin e dëmton shumë për shkak se rrugë të pahapura që janë të planifikuara deri më tani, ndoshta nuk do të mund të hapen për shkak se ndryshimet e fundit të Ligjit na detyrojnë neve që të legalizojmë objekte që kapin rrugë, infrastrukturë rrugore që ka qenë e planifikuar, por nuk është realizuar deri më sot. Këto lëndë i kalojmë nëpërmjet Këshillit ku merret një vendim kolektiv konform Ligjit”, theksojnë nga Komuna e Tetovës. Sipas tyre, Ligji është i dëmshëm sa i përket zhvillimit të qytetit.

“Njëra palë shpërblehet mirë – ata që legalizojnë objektet e tyre, ndërsa pala tjetër – ne që duam të vendosim një rend e që duam të kemi një qytet të mirë organizuar – na prish shumë punë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Jemi të obliguar të respektojmë ligjin ashtu si respektohet në të gjithë shtetin”, deklaron Fazliu. Në ndërkohë, në procedurë të legalizimit janë edhe rreth 2400 objekte në territorin e Komunës së Tetovës.

“Ka kërkesa që janë refuzuar për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit të kërkuar dhe ato janë të mbyllura në bazë të Ligjit, ndërsa numri i tyre është diku afër 2100-2400 kërkesa. Nga 2011 që është edhe afati i parë i parashtrimit të kërkesave për legalizim të objekteve, kemi të bëjmë me shumë kërkesa pa leje, këtë e zbuluam më vonë kur njerëzit filluan të vijnë të kërkojnë ndryshim të parashtruesit, gjë të cilën ne e kemi realizuar konform ligjit. Tek ato raste ku ka pasur kontratë shit-blerjeje në ndërkohë mes palëve, ose ka pasur ndonjë vendim për trashëgimi tek të afërmit e familjes me deklaratë të vërtetuar te noteri se kjo është e saktë ato lëndë janë procesuar, të tjerët që kanë pasur kërkesa për ndryshim të parashtruesit – janë refuzuar”, thotë Fazliu. Qyteti i Tetovës pas viteve të 90-ta u përfshi nga ndërtimet e shumta. Koncetrimi më i madh ishte në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe sidomos në pjesën në dalje të Tetovës për në Gostivar./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori