Nuk kanë fund problemet në rrjetin e ujësjellësit në Tetovë. Përderisa rrjeti i vjetër i ujësjellësit në Tetovë nuk rregullohet tërësisht, defekte të njëpasnjëshme ndodhin në shumë pjesë të qytetit të Tetovë, duke lënë pa ujë me ditë të tëra disa lagje të qytetit. Kryesisht këto defekte kanë të bëjnë me gypin kryesor të qytetit, sidomos në rrugët ku ka frekuentim të automjeteve të rënda, të cilat shkaktojnë lëkundje të dheut dhe humb qëndrueshmëria e gypave. Përderisa një defekt sanohet, defekte tjera shfaqen në pjesë tjera të Tetovës, në rrjetin shpërndarës të ujësjellësit. Kështu thonë në Ndërmarrjen publike e Tetovës, e cila menaxhon me ujin e pijshëm, prej nga pohojnë se javën e kaluar problem ka qenë në afërsi të rrethit tek stadiumi i vjetër i qytetit.
Sipas autoriteteve të Ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë, defektet ndodhin për shkak se në atë rrugë gjithnjë kalojnë automjete të rënda, të cilat e dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit. “E dimë se në atë rrugë gjithnjë kalojnë automjete të rënda dhe shkaktojnë problem në qëndrueshmërinë e gypave, sepse lëkundjet e dheut kanë efekt në këto gypa. Nëse një herë ndodh ky problem, pastaj gjithnjë përsëritet dhe ne kemi qenë të detyruar që të intervenojmë tre katër herë brenda javës për të sanuar defektin, prandaj edhe një pjesë e qytetarëve nga i njëjti rajon kanë mbetur pa ujë në një interval më të gjatë kohor”, thonë nga Ndërmarrja publike komunale Tetova – Tetovë.
Problemet e këtilla shfaqen edhe në pjesë të tjera të Tetovës, pasi që rrjeti i brendshëm që është shumë i vjetër tashmë nuk mban edhe sasi më të madhe të ujit. I njëjti ka qenë i projektuar për 500 litra ujë në sekondë, ndërsa nevojat e qytetit tashmë dukshëm janë më të mëdha sepse është rritur numri i popullsisë në qytetit e Tetovës. Nga kjo ndërmarrje pohojnë se ujë ka në burime për të furnizuar qytetin me ujë të pijshëm. “Kemi diku rreth 500 litra ujë në sekondë nga burimet, sepse edhe aq mban sistemi i ujësjellësit. Sasitë më të mëdha që vijnë në sistem janë problem, sepse tashmë edhe në qytet kemi rrjet të vjetër të ujësjellësit, i cili nuk mund të qëndrojë nëse ka prurje më të mëdha të ujit”, thonë nga NPK-ja.
Defektet në këtë rrjet të vjetruar nuk kanë fund, sepse këtë javë priten probleme në rrjetin e ujësjellësit në një rrugë tjetër. “Tashmë kemi indikacione për defekt tjetër që do të shfaqet. Dëshiroj që edhe qytetarët të jenë të njohur se probleme do të kemi në rrugën “Radovan Coniq”. Shpresojmë që deri në fund të javës ta sanojmë këtë defekt. Bëhet fjalë për pjesën e qytetin në rrugën për në Çarshinë e Epërme, ku një gyp i madh ka probleme dhe duhet kohë për tu sanuar” njoftojnë nga Ndërmarrja publike në Tetovë.
Ndërmarrja që menaxhon me ujin e pijshëm në Tetovë, gjatë vitit pëson humbje të mëdha duke punuar në sanimin e defekteve, kurse nga ana tjetër ende nuk ka asnjë informacion se a do të ndërrohet tërësisht sistemi i ujësjellësit në qytetin e Tetovës./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skender Rexhepi – Zejdi i Frontit Evropian me mesazh për kryeministrin Albin Kurti
Reagon Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetvrasje: “Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë”
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert