Asnjë rezultat apo pistë nga hetimi të rastit të dëmtimit të gypave të oksigjenit në Spitalin e Tetovës nuk është bërë publik. Asnjë person nuk është identifikuar dhe nuk është vënë para organeve të rendit. Nuk dihet nëse policia ka arritur që deri diku të bie në gjurmë të autorit ose autorëve dhe nuk dihen motivet e tij. Nga Ministria e Brendshme nuk japin shumë detaje, duke u arsyetuar se nuk duan të dëmtojnë hetimin.
“Deri më sot janë realizuar biseda me shumë të punësuar në spital dhe persona të tjerë nga rrethi dhe vazhdojmë punën për gjetjen e autorëve apo autorit. Me kërkesë të menaxhmentit të Spitalit klinik, është rritur dukshëm prezenca e policisë në objekte, me qëllim parandalimin apo sanksionimin e prishjes së rrjedhës normale të punës së spitalit. Siç përmenda, në vijë janë më tepër aktivitete dhe në interes të mos zbulimit të më shumë detajeve deri më tani do përmbahemi nga informatat shtesë”- deklaroi Marjan Josifoski. Zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga Spitali i Tetovës thonë se policia duhet që sa më shpejtë të zbardh rastin, me qëllim që kjo gjë mos të përsëritet më, ndërsa shprehin pasigurinë e tyre në punën e më tejme, pas rastit që ndodhi me dëmtimin e gypave të oksigjenit.
“Sigurisht që do ishte mirë që sa më shpejtë të dimë se çka ndodhur që të mos përsëriten rastet e këtilla. Sa i përket punës tonë ne tani jemi më syçelë që të mos na ndodhin raste të këtilla. Tani ne kemi edhe plan si ta izolojmë vendin në mënyrë sa më hermetike që të jemi rehat se nuk do të përsëritet e njëjta gjë”- pohoi Gëzim Nuredini. Përgjegjës për kovid qendrën në Spitalin e Tetovës.
Person i apo persona deri më tani të panjohur, më 23 gusht, mes orës shtatë dhe tetë të mëngjesit, me mjet të fortë kanë tentuar prerjen e gypave të oksigjenit që furnizojnë me oksigjen mbi 120 të prekur nga korona e që janë të shtrirë në disa reparte. Për fat të mirë, personi apo personat që kryen krimin, kanë arritur që dëmtojnë me mjet të fortë vetëm dy gypa të oksigjenit, të cilët nuk kanë qenë furnizuesit e kovid qendrave por të sallave të operacionit të klinikës së re të cilat ende nuk janë në përdorim. Prerja e gypit të tretë do kishte rezultuar tragjikisht për më shumë se 120 persona që pranonin oksigjen dhe që ishin në gjendje të rëndë shëndetësore./alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë