LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, aksident në rrugën Ilinden (Foto)

Tetovë, aksident në rrugën Ilinden (Foto)

Sonte rreth një ore më parë, në rrugën Ilinden, tek unaza afër lokalit ish ‘Korner’ ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve, njofton Telegrafi.

Sipas gazetarit të Telegrafit, vetura xhip ‘Mercedes’ me targa regjistrimi të Kosovës është përplasur me një veturë xhip Touareg me targa regjistrimi të Bullgarisë. Nga dëshmitarët okularë gazetari i Telegrafit ka mësuar se vetura Mercedes pasi e ka përplasur veturën Touareg nga pas, shoferi është alivanosur dhe këmba ka mbetur në gazin e veturës dhe e ka shtyrë veturën Tourage disa metra larg.


Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndriçuar rastin. Shoferët e të dy veturave janë të lënduar dhe poashtu një bashkëudhëtare, ku më pas janë dërguar në spitalin e Tetovës. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. /Telegrafi/

Aks 2Aks 3