Tetovari kapet me 13.5 kilogramë heroinë (Video)

Policia informoi se droga u gjet në brendinë e makinës së tipit “Volvo” me targa të Tetovës, që drejtohej nga A.J nga Tetova. Droga e llojit heroinë ishte paketuar në tri pako speciale që i shmangen edhe kontrolleve rëntgen të doganës.
Poseduesi i drogës ka thënë se e kishte porositur mallin nga një shtetas turk dhe se të njëjtën duhej ta transportonte në Maqedoni, ku siç është thënë më pas, shtetasi turk duhej ta pranonte dhe të organizonte transportin drejt vendeve euro-perëndimore, transmeton INA.
A.J ishte i njohur nga policia për përfshirjen e tij edhe më parë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në vitin 1999 ishte kapur me sasi droge në Itali dhe ka vuajtur dënimin prej pesë viteve. Vlera e kësaj droge në tregun e zi kap një shifër prej një milion euro. /Telegrafi/




















































