LAJMI I FUNDIT:

Tetova pa transport publik, infrastruktura 10 vjet e vjetër

Tetova pa transport publik, infrastruktura 10 vjet e vjetër

Nëpër rrugët e Tetovës, shpeshherë ka vend të lirë vetëm për një korsi në të cilën automjetet lëvizin shumë ngadalë, duke krijuar kaos në komunikacion. Për të kaluar dy ose tre kilometra, nevojiten më shumë se gjysmë orë tregojnë taksistët, informon “Telma”.

Për shkak të bllokimit të komunikacionit, disa tashmë kanë braktisur automjetet dhe më shumë përdorin biçikletat.


Megjithatë, disa qytetarë mendojnë se aktivizimi i transportit publik do të zvogëlonte përdorimin e automjeteve, dhe kështu do të zvogëlonte edhe kaosin në komunikacion.

Për të katërtin vit radhazi, komuna ka premtuar se do të aktivizojë transportin publik, i cili përfundimisht do të vërë në funksion Ndërmarrjen Publike të Transportit në Tetovë.

Disa vlerësime jozyrtare tregojnë se Tetova ka mbi 60.000 automjete të regjistruara, ndërsa infrastruktura e komunikacionit është e njëjtë si para dhjetë vjetëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori