LAJMI I FUNDIT:

Tetova, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi në mesin e qyteteve më të ndotura në botë vitin e kaluar

Tetova, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi në mesin e qyteteve më të ndotura në botë vitin e kaluar

Tetova, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi janë vendosur në listën e qyteteve më të ndotura në botë për vitin 2018, sipas analizës së përpunuar nga organizata ekologjike joqeveritare “Greenpeace” dhe “IQ Air Visual”, grup me seli në Zvicër, e cila në mënyrë globale ndjek ndotjen e ajrit.

Në listën prej 3 mijë qyteteve botërore, Tetova ndodhet në vendin e 169, Kumanova në vendin e 261, Manastiri në të 280 dhe Shkupi në vendin e 315, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qytetet e rajonit vitin e kaluar më i ndotur ka qenë Zhivinca në Bosnjë e Hercegovinë, i cili është vendosur në vendin e 102.

Në 500 vendet e para sipas ndotjes në Ballkanin Perëndimor është edhe Prishtina e cila është vendosur në vendin e 373 dhe Sofje në vendin e 422.

Raporti për ndotjen e ajrit në botë gjatë vitit 2018 bazohet në të dhëna publike nga monitorimi i rrjeteve qeveritare për matjen e cilësisë së ajrit dhe stacioneve matëse të “Air Visual”, me të cilat operojnë persona privat ose organizata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori