LAJMI I FUNDIT:

Tetova, Gostivari, Kërçova, Strumica, Gjevgjelia – për një muaj, asnjë ditë me ajër të pastër

Tetova, Gostivari, Kërçova, Strumica, Gjevgjelia – për një muaj, asnjë ditë me ajër të pastër

Në Berovë muajin e kaluar ka pasur vetëm një ditë me ajër të pastër, kurse Prilepi, Gostivari, Kërçova, Tetova, Strumica, Gjevgjelia nuk kanë pasur asnjë ditë ajër pa grimca, PM2.5, bëri të ditur dje “Iniciativa 02”. Nga Iniciativa shpjegojnë se kanë bërë një analizë duke krahasuar të dhënat për praninë e grimcave ndotëse PM10 dhe PM2.5 nga të gjitha stacionet matëse për muajin dhjetor, krahasuar me vitet e mëparshme.

“Pikat matëse me numrin më të madh të ditëve me ajër të pastër për PM 2.5 janë Manastiri 1 (mungojnë matjet për disa ditë) dhe Miladinoci. Stacioni matës Manastir 1 ndodhet në periferi të Manastirit në afërsi të industrive të vogla për prodhimin e ushqimit dhe pijeve, në një distancë prej 13 kilometra nga TEC “Manastir”. Këto të dhëna e rrënojnë mitin se Manastiri është qyteti më i ndotur për shkak të TEC “Manastir”, theksohet në kumtesë.


Lidhur me grimcat PM10, në Shkup dhe Tetovë nuk ka më përqendrime të larta ditore prej mbi 500, 600, 700, 800, 900 mikrogramë për metër kub, të cilat ishin rezultat i industrisë së madhe që punonte pa filtra, siç është “Makstil”-i, “Jugohrom”-i dhe etj.

Në dhjetor të vitit 2022, me përjashtim të Lazaropoles, përqendrimet ditore të PM10 deri në 50 mikrogramë të lejuar me ligj për metër kub, Miladinoci – 20 ditë, Manastiri 1, Shtipi dhe Berova – 17 ditë, Gazi Baba me 16 ditë dhe Rektorati kanë më shumë se gjysmë muaji me 15 ditë. “Një qytet industrial si Shkupi, me një stacion matës afër Hekuranës si dhe një tjetër në udhëkryqin më të frekuentuar, kanë pothuajse numër ë njëjtë të ditëve me ndotje të lejuar si Berova si dhe Manastiri në pjesën industriale. Mitet se vende si Berova thithin shumë më shumë ditë ndotje të lejuar të ajrit se zona të caktuara në qytetet e mëdha industriale me trafik të rënduar po shemben]” theksohet në kumtesë.

Më pak ditë me ajër të pastër në dhjetor në vitet e fundit janë matur në Kërçovë, Tetovë dhe Kavadar. Në dhjetor të vitit 2022, vetëm në Strumicë nuk ka pasur asnjë ditë që PM10 të jetë nën 40 mikrogramë për metër kub, gjë që e pozicionon qytetin në krye të tabelës së ndotjes.

Nga “Iniciativa 02” konstatojnë se përveç përmirësimit të cilësisë së ajrit në Shkup dhe Tetovë, pasi që industritë e mëdha i vendosin filtrat apo të ndërpresin punën, kushtet e motit vazhdojnë të jenë faktori kryesor që ndikon në cilësinë e ajrit, mikroklimën, nëse fryn erë apo jo, nga cili drejtim, nëse bie shi dhe nëse ka mjegull etj. O2 është një iniciativë për mbrojtjen e natyrës dhe sigurimin e një mjedisi jetësor të pastër dhe të shëndetshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori