LAJMI I FUNDIT:

Tetëmbëdhjetë vjet nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit

Tetëmbëdhjetë vjet nga masakra e Likoshanit dhe Qirezit

Më 28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku i ekzekutuan 24 civilë.

Masakra në Likoshan e Qirez të Drenicës, njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.


Tmerri që do të ndodhte aty do të ndryshonte mendjet e shqiptarëve për situatën e pashpresë në të cilën ishin. Ndërsa, do të shtojë përpjekjet e ndërkombëtarëve për të gjetur zgjidhje për problemin e Kosovës. /Telegrafi/