LAJMI I FUNDIT:

Tetëmbëdhjetë minuta duartrokitje, përloten Ermonela Jaho dhe Placido Domingo

Tetëmbëdhjetë minuta duartrokitje, përloten Ermonela Jaho dhe Placido Domingo

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka interpretuar me operën “Thais” në krah të tenorit Placido Domingo, në teatrin Real në Madrid.

Jaho dhe Domingo janë duartrokitur për 18 minuta. Të emocionuar ata falënderuan publikun për ovacionin e pazakontë. Duartrokitje me këtë rast morën edhe tenori Michele Angelini (Nicias), baritoni Jean Teitgen (Palemon) dhe dirigjenti i orkestrës.