Fakti se përdorimi i filmimeve nga përgjimi i të dyshuarve për abuzim me ndihmat sociale është çështje e ndjeshme, nuk e ka penguar Gjykatën e Qarkut në Baden (Aargau) për të dënuar çiftin shqiptar të Kosovës.
Burri 56 vjeçar (X.A.) është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg ndërsa gruaja me 3 vjet e gjysmë, shkruan aargauerzeitung.ch.
Kjo pasi që është konstatuar se burri për 16 vite e ka mashtruar sigurimin, duke marrë rreth 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit ndërsa gruaja e ka ndihmuar në simulimin e invaliditetit.
Ajo që ka ngjallur më tepër interes për këtë proces gjyqësor është rrethana se filmimet me kamera të fshehta të bëra nga detektivët socialë konsiderohen problematike nëse përdoren si dëshmi.
Vitin e kaluar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg e kishte zmbrapsur një dënim të një rasti të ngjashëm që kishte shqiptuar një gjykatë zvicerane, mbështetur në dëshmitë nga xhirimet e fshehta.
Sidoqoftë, çifti shqiptar ka marrë një dënim relativisht të rëndë.
Kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch.
Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.
Por, pasi sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar. Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të ecte me makine, ata e kishin filmuar në timon. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.
Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bëhet më mirë dhe kamioni është një lloj terapie.
Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij, transmeton albinfo.ch Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu, thotë ai.
Ndërkohë që X.A. gjatë procesit gjyqësor ka pasur qëndrim apatik, gruaja e tij ka shpërthyer në lot. Nuk ka mundësi që burri i saj të ketë simuluar prej 21 vitesh, thotë ajo, transmeton albinfo.ch. Fundja është vetë ajo që është përkujdesur për të gjatë gjithë kësaj kohe dhe dy fëmijët kanë vuajtur nga kjo gjendje.
Mirëpo gjyqtarët kanë qenë të bindur se ai ka simuluar gjatë gjithë kohës. Kështu ata e kanë dënuar burrin për mashtrim me 4 vjet e gjysmë burg dhe gruan me 3 vjet e gjysmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak