Më pak se dy ditë kanë mbetur deri në fundin e tregut të transferimeve për afatin e janarit.

Por, ende shumë lojtarë të mëdhenj janë në qarkullim për të cilët është duke u përfolur shumë se mund të ndryshojnë klub.


Më poshtë keni tete transferimet që mund të ndodhin sot (30 janar) dhe nesër (e mërkurë):

14968325237621

Largimi i Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi është bërë telenovelë. Sulmuesi nga Gaboni është shumë afër të kalojë te Arsenali për një shifër rreth 65 milionë euro.

14977755497914

Sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi, mund të jetë zëvendësuesi i Aubameyangit te klubi gjerman. E ardhmja e belgut në Stamford Bridge nuk duket e ndritur dhe pasi ai është zëvendësues i Alvaro Moratas.

14972807463887

Efekti domino i filluar nga Aubameyang mund të prek edhe Romën. Nëse Batshuayi largohet, atëherë Chelsea do tentojë të transferojë Edin Dzekon. Blutë besojnë se boshnjaku dhe Morata mund të ishin partnerë  të mirë në sulm.

14974357129892

Shumë lojtarë të Paris Saint Germaint janë duke menduar të largohen nga klubi francez për shkak të minutave të pakët në fushë. Një nga ata është Javier Pastore, i cili është duke negociuar me Interin.

Një tjetër lojtar në listën e largimeve të PSG-së është Lucas Moura, i cili ka një situatë të njëjtë me Pastoren. Për atë kanë shfaqur interesim Real Betisi, Tottenham Hotspuri dhe disa klube nga Kina.

15015198753620

Jose Mourinho ia ka hapur derën Zlatan Ibrahimovicit për një largim të mundshëm nga Manchester United. E ardhmja e suedezit te Djajtë e Kuq është vështirësuar paksa me ardhjen e Alexis Sanchezit dhe MLS është një mundësi reale për Zlatanin.

14677997071337

Me largimin e Rafinha dhe Deulofeut, te Barcelona i ka ardhur rendi Aleix Vidalit të luajë për një skuadër të re. Skuadra e cila ka shfaqur interesim për ish-anësorin e Sevillas është Roma.

14990737689040

Me ardhjen e Vitolos dhe Diego Costas, hapësira e Nico Gaitan te Atletico Madridi është limituar. Por, për lojtarin kanë shfaqur interesim serioz Zenit Saint Petersburg dhe Swansea City. /Telegrafi/

telegrafi sport app