Sot bëhen tetë muaj prej që 26 vjeçari Agon Musliu u vetëvra në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila ishte kthyer në karantinë si pasojë e pandemisë COVID-19.
Tetë muaj më pas, nëna e Agonit, Sofija dhe babai Naimi sot vendosen kurorë me lule tek konviktet, aty ku i biri i tyre ndërroi jetë.
Dy prindërit e Agonit po kërkojnë drejtësi për djalin, e për çka paralajmëruan edhe padi ndaj Qeverisë Kurti, qeveri kjo e cila udhëhiqte me vendin në kohën kur Agoni u vetëvra.
Naim Musli thotë se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi qoftë edhe jashtë vendit.
Pasi vendosën kurorë me lule, Musliu thekson se për tetë muaj po jetojnë në pikëllim por që edhe më pikëlluese thotë se është padrejtësia që po i bëhet të birit.
“Jemi në ditën kur djali ynë po mbushë tetë muaj ndarje nga jeta në këtë vend tragjik. Në 26 vjetorin e lindjes dhe tetë mujorin nga jeta me pikëllim të madh kemi përjetuar këta muaj por mbi të gjitha po përjetojmë pikëllim edhe më të madh ndaj padrejtësisë që po i bëhet djalit tonë. Në fillim kam thënë se padrejtësi bie pikërisht mbi qeverinë Kurti dhe qeveria e tij, Sveçla (ish-ministër i Punëve të Brendshme) e Vitia (ish-ministër i Shëndetësisë). Unë për këtë do të kërkojë drejtësi dhe nuk do të ndalem asnjëherë. Do të bëjë edhe një padi se padrejtësisht në mënyrë kundër ligjore dhe kundër kushtetuese ka qenë vendosja dhe karantinim ku ndërroi jetë djali im”, tha Musliu.
Babai Naimi po kritikon edhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët janë pjesë e komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19, për të cilët sipas tij votuan kundër shkuarjes së tij në këtë komision.
Musliu thotë se në mënyrë kundërligjore u vendos karantinimi për çka do të bëj padi ndaj Qeverisë Kurti
“Kisha me shtu lidhur edhe padrejtësinë që po i bëhet djalit tim në komisionin hetimor nëqfotëse dojnë mediat me kuptu mirë munden me vërtetu edhe votimi kur u bë se a kanë votuar deputetët e Vetëvendosjes për shkuarjen time në komisionin hetimor të parlamentit. Të gjitha deputet e Vetëvendosjes kanë votuar kundër, çka i kam penguar unë, çka i ka shtyrë ata, ata vet e dinë. Çka dojnë me hesht, çka duan të mbrojnë, ata vetë e dinë. Por unë do të veproj, do të punoj dhe nuk do të ndalem për drejtësi asnjëherë për djalin tim. Do të bëjë padi njëherë përnjëherë që po mendoj që Kurti dhe qeveria e tij bënë padrejtësi. Padrejtësi e madhe se në mënyrë kundër ligjore dhe kundër kushtetuese e bënë këtë karantinim ku humbi jetë edhe djali im”, tha ai.
Mulsiu ka ritheksuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të birin. Edhe nëna Sofia tha shkurt se duan drejtësi për të birin.
“Nuk do të ndalem kurrë së kërkuari drejtësi qoftë edhe jashtë vendit. Përderisa për të tjerët po kërkoni drejtësi, pse mos të kërkoj unë për djalin tim të vetmin që e pata. Djali jonë nuk ka pasë lidhje fare me politikë”, theksoi ai.
Edhe nëna e Agonit tha se duan drejtësi dhe vetëm drejtësi për të birin.
“Drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi”, u shpreh ajo. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur