Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk është dribluar vetëm tetë herë në Ligën Premier në tri sezonet e fundit.

Mbrojtësi holandez kaloi te The Reds në vitin 2018 nga Southamptoni për 80 milionë euro, duke arritur të bëhet njëri ndër më të mirë në ligën angleze.


Por, janë tetë lojtarë që kanë arritur të lënë mbrapa vetës Van Dijkun, e që këta emra mund të ju befasojnë.

van dijk aguero

Squawka ka zbuluar listën me lojtarët që kanë arritur të driblojnë holandezin në këto tri vitet e fundit në Ligën Premier.

Alexandre Lacazette (Arsenal)

Mikel Merino (Newcastle United)

Nicolas Pepe (Arsenal)

https://twitter.com/RoyalANfield/status/1165564915005849600

Jay Rodriguez (Burnley)

Bernardo Silva (Manchester City)

Dele Alli (Tottenham Hotspur)

Ruben Neves (Wolves)

Moussa Djenepo (Southampton)

Kujtojmë se Nicolas Pepe i Arsenalit u bë lojtari i parë që arriti të driblonte atë pas më shumë se 50 ndeshjeve të zhvilluara në ligën angleze. /Telegrafi/

telegrafi sport app