E gjykojmë shpesh veten me një sy aspak pozitiv. Sidomos tek trupi, priremi të gjejmë defekte, probleme, gjëra që na duken të pazakonshme dhe ndonjëherë na kap paniku.
Por qetësohuni! Mos bëni panik.
Simetria dhe përsosmëria janë kriter i njeriut, jo i natyrës.
1. Gjinjtë asimetrike
Shumica e grave nuk i kanë njësoj të dy gjinjtë. Shumë apo pak, ka pothuajse gjithnjë një ndryshim mes tyre, qoftë në përmasë, ashtu edhe në formë.
2. Shkarkimi vagjinal
Shumë gra çuditen kur përjetojnë derdhje masive të lëngjeve vagjinale, por të gjithë ekspertët mund ta thonë me bindje se kjo duhet të ndodhë herë pas here për një qëllim të mirë: pastron duke shmangur infeksionet.
3. Rrjedhje e dyllit të veshëve
Nuk është ndonjë gjë e këndshme, por është proces i trupit. Është diçka tejet normale, dhe e rëndësishme për të mbrojtur kanalin dhe daullen e veshit.
4. Aknet pas pubertetit
Jo, aknet nuk shfaqen vetëm në adoleshencë dhe mund shfaqen madje më vonë, edhe nëse e keni pasur lëkurën “xham” gjatë gjithë gjimnazit. Është përgjithësisht pasojë e disniveleve hormonale, të cilat i ndodhin trupit në çdo kohë.
5. Qimet në hundë
Qimet në trup janë shumë, shumë normale. Dhe sigurisht, e kanë një funksion. Përshembull në rastin e hundës janë shumë të rëndësishme sepse pastrojnë ajrin kur merrni frymë me hundë.
6. Pikat e kuqe në trup apo fytyrë
Shumë njerëz mendojnë se pikat e vogla të kuqe në fytyrë ose në trup nuk janë normale. Por ato janë të zakonshme dhe njihen me emrin “angioma” ose kapilarë të çarë, dhe nuk sjellin ndonjë shqetësim. Zakonisht janë genetike, por mund të lidhen edhe me shtatzëninë, kontaktin me kimikatet apo edhe motin.
7. Urinimi i shpeshtë
Kjo na ndodh ndoshta më shpesh se të gjitha; sa herë kemi nevojë të shpeshtë për të urinuar panikojmë se mund të jetë shenjë diabeti apo problemesh me veshkat. Sipas ekspertëve, thjesht ndodh sepse ndonjëherë trupi ka nevojë të pastrohet nga lëngjet e tepërta.
8. Gjëndrrat poshtë sqetullës
Gjëndrrat na trembin dhe kjo është e kuptueshme. Por jo të gjitha janë kancer. Siç shpjegojnë ekspertët: “Jo rrallëherë indet e gjoksin zgjaten drejt sqetullës. Dallohen sepse zakonisht janë shumë të buta dhe largohen me ciklin menstrual”.
Burimi: “Bustle”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Rreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët
Gjashtë ushqimet që duhet t’i hani gjatë periodave dhe katër që duhet t’i shmangni
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën