Një test kujtese që do të kontrollojë nëse keni një kujtesë të mirë
Besoni apo jo, sa më pak të përdorni trurin, aq më shumë ai, si çdo muskul tjetër në trup, bëhet dembel, thonë ekspertët.
Pra, mos u habisni që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur mend, sepse në ditët e sotme më së shumti mbështeteni në shënime ose në memorizimin në telefonin tuaj.
Chester Santos, njeriu që ka kujtesën më të mirë në botë, sugjeron që të zgjidhni një test të thjeshtë dhe të kontrolloni kujtesën tuaj, transmeton Telegrafi.
Për të testuar kujtesën tuaj, lexoni një listë me këto 14 fjalë (jo më shumë se dy herë) dhe përpiquni t’i mbani mend: majmun, hekur, litar, flamur, shtëpi, letër, këpucë, milingona, mbështjellës, laps, lumë, gur, pemë, djathë.
Më pas, shkruani në një copë letër fjalët nga lista që mund t’i mbani mend dhe kontrolloni sa prej tyre keni mbajtur mend.
▪ Një deri në pesë fjalë: Nëse keni mbajtur mend deri në pesë fjalë, kujtesa juaj është nën mesataren.
▪ Gjashtë deri në tetë fjalë: Ju keni një kujtesë mesatare, gjë që është e mirë, por mund ta përmirësoni.
▪ Nëntë deri në dymbëdhjetë fjalë: Mbani mend shumë mirë, mbështetja në telefonat inteligjentë nuk ju ka “marrë haraç”.
▪ Trembëdhjetë deri në katërmbëdhjetë fjalë: Keni kujtesë të mirë. Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të jetë një mjet i dobishëm në arritjen e suksesit të biznesit.
Cilido qoftë rezultati juaj, mos u shqetësoni. Santos thotë se të gjithë kanë një memorie të shkëlqyer, vetëm nëse e përdorin mirë.
Nëse doni të përmirësoni kujtesën tuaj, këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë.
Shndërrojini fjalët në figura
Përdorni fuqinë e kujtesës vizuale duke e kthyer çdo gjë që dëshironi të mbani mend në një foto në kokën tuaj.
– Njerëzit mbajnë mend më së miri atë që mund të shohin. Dëshmia e kësaj është se është më e lehtë të kujtosh fytyrën e dikujt sesa një emër, për shembull – thotë Santos.
Le të ketë një aromë kujtimi
Për të kujtuar diçka, përdorni sa më shumë shqisa të jetë e mundur – duke përfshirë atë që mund të dëgjoni, nuhatni, ndjeni.
– Duke aktivizuar më shumë rajone në tru, ndërtohen më shumë lidhje dhe përmirësohet memoria. Është më mirë të krijoni një imazh në kokën tuaj me sendin/informacionin që dëshironi të mbani mend dhe ta lidhni atë me një erë – shpjegon Santos.
Mos e kufizoni imagjinatën tuaj
– Njerëzit janë shumë të mirë për të kujtuar disa informacione që i befasojnë. Për shembull, ne kujtojmë disa informacione të pazakonta pa përpjekje. Nëse, për shembull, një elefant u ul papritur në ekranin e kompjuterit tuaj, ju do ta mbani mend atë për pjesën tjetër të jetës tuaj. Është e dobishme të përdorim atë aspekt të trurit tonë – thotë “kampioni” në kujtesë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë