LAJMI I FUNDIT:

Testi i Maturës me më pak nxënës dhe respektim më të mirë të masave anti-COVID

Testi i Maturës me më pak nxënës dhe respektim më të mirë të masave anti-COVID

Për rreth 8,300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, po mbajnë testin në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Afatit të dytë në provimin e Maturës Shtetërore, në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë u janë nënshtruar 77 nxënës.


Në hyrje të shkollës atyre u është matur temperatura, përderisa klasat kanë qen të pajisura me dezinfektues dhe masa të tjera për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Fejzullahu, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit.

Derisa ka theksuar se në të gjitha klasat janë të vendosur vetëm nga 11 nxënës.

“Siç e dini sot pjesa e dytë e testit të maturës mbahet në Republikën e Kosovës. Në gjimnazin ‘Sami Frashëri’, 77 nxënës i nënshtrohen testit… Në orën 10 ka filluar shpërndarja e testeve, tash të shohim mbarëvajtjen… Nga fillimi i procesit mësimor përgatitjet kanë qenë të gjitha, kështu që ne vetëm i kemi pasur listat, i kemi përgatit klasat, ku mbi 11 vet nuk janë nëpër klasë, mjetet dezinfektuese janë dhe vetëm i urojmë sukses”, ka thënë ai, për KP.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se në procesin e testit të maturës, janë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori