LAJMI I FUNDIT:

Teste falas për sëmundjet e mushkërive

Teste falas për sëmundjet e mushkërive

Me rastin e Ditës Botërore kundër pirjes së duhanit, Skopje City Mall në bashkëpunim me EPSH Instituti për sëmundje të mushkërive dhe turbekulozit organizojnë sot teste falas për të gjithë qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekipi mjekësor i EPSH prej orës 11:00 ka filluar me matjen e vlerës së karbon monoksidit në frymën e nxjerrë, në prani të oksigjenit në gjak dhe të vlerës së rrjedhës ekspiratore maksimale. Matja do të zgjasë deri në ora 14:00. Poashtu në kuadër të testit, qytetarët do të mund ta plotësojnë pyetësorin me të dhëna të përgjithshme rreth pirjes së duhanit.


Njëkohësisht do të zbatohet edhe aksioni ‘Hiq dorë nga cigaret, merr libër dhe edukohu për shëndetin’ nga i cili që të gjithë do t’i hedhin kutitë e veta me cigare dhe do të marrin nga një libër nga shtëpia botuese ‘Prosvetno Dello’ për shëndetin. /Telegrafi/