LAJMI I FUNDIT:

Tesla vjen me zgjidhjen për personat që i harrojnë fëmijët në vetura

Tesla vjen me zgjidhjen për personat që i harrojnë fëmijët në vetura

Tesla ka paraqitur një patentë për një sensor të ri.

Kjo duhet të funksionojë me valët e radarit dhe kështu të njohë njerëzit në automjet.


Sipas patentës, ky sensor është krijuar posaçërisht për të mbrojtur fëmijët, transmeton Telegrafi.

Sensori mund, për shembull, të zbulojë kur një fëmijë është në makinë, e cila aktualisht po nxehet në diell.

Në rast të vlerave të rrezikshme, pronari mund të informohet përmes aplikacionit Tesla dhe kondicionimi mund të ndizet automatikisht.

Patenta nuk tregon se si është instaluar ky sensor i radarit në Teslas.

Në Shtetet e Bashkuara, mbi 50 fëmijë vdiqën në makina që nxeheshin nga dielli në vitet 2018 dhe 2019.

Në shumicën e rasteve, shoferët harruan  fëmijët.

Ekspertët e sigurisë rrugore mirëpresin patentën e Teslas. /Telegrafi/