LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të lëshojë përditësime të softuerit për 435 mijë vetura në Kinë

Tesla do të lëshojë përditësime të softuerit për 435 mijë vetura në Kinë

Tesla Inc do të lëshojë përditësime të softuerit për më shumë se 435,000 automjete në Kinë për të rregulluar një problem me dritat anësore që mund të çojnë në një përplasje në rrethana ekstreme, tha një organ rregullator.

Rregullimi, i cili llogaritet si një tërheqje, do të lëshohet nga një përditësim ‘over-the-air’, transmeton Telegrafi.


Përditësimi përfshin 142,277 makina Model 3 dhe 292,855 Model Y, sipas një deklarate nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

Gjiganti i automjeteve elektrike gjithashtu tërhoqi më shumë se 80,000 makina Model S, Model X dhe Model 3 javën e kaluar në Kinë për probleme me softuerin dhe rripat e sigurimit. /Telegrafi/