LAJMI I FUNDIT:

Tesla po i humb klientët – pronarët po shesin veturat e tyre shkaku i politikave të Musk

Tesla po i humb klientët – pronarët po shesin veturat e tyre shkaku i politikave të Musk

Pronarët e Teslas po përballen me një valë zemërimi të nxitur nga transformimi politik i Elon Musk, një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe ka pasur ndikim të dukshëm në tregun e automjeteve të përdorura.

Sipas të dhënave të Edmunds, Reuters raportoi se automjetet Tesla nga viti i modelit 2017 ose më të rinj përbëjnë tani 1.4% të të gjitha automjeteve të tregtuara deri më 15 mars, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 0.4% që ishte vitin e kaluar.

Ky ndryshim i papritur ka ngritur pyetje mbi faktorët që qëndrojnë pas kësaj lëvizjeje, përcjell Telegrafi.


Një prej arsyeve kryesore mund të jetë lidhja e ngushtë e Musk me presidentin Donald Trump, dhe roli i tij i fuqishëm si udhëheqës de facto i Departamentit të Efiçencës së Qeverisë, një faktor që ka ndikuar negativisht në imazhin e kompanisë.

Të tjerë, si Sheryl Crow, kanë bërë të ditur se e kanë braktisur markën për shkak të lidhjeve të Musk me politika të caktuara, duke thënë: “Vjen një moment kur duhet të vendosësh se me kë je gati të bashkohesh.”

Po ashtu, këto tensione kanë çuar në një rritje të sulmeve ndaj automjeteve Tesla, duke përfshirë vandalizmin dhe rastet ekstreme, si djegia e veturave.

Për të parandaluar akte të tilla, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pamela Bondi, paralajmëroi se ata që do të bashkoheshin me “valën e terrorizmit vendas” kundër Teslas do të përballeshin me pasoja të rënda ligjore.

Ndërkohë, ekspertët e industrisë, si Jessica Caldwell nga Edmunds, sugjerojnë se ky ndryshim në perceptimin e konsumatorëve mund të hapë mundësi për prodhuesit e tjerë të automjeteve për të fituar terren, duke u bërë konkurentë të fortë të Teslas në tregun e veturave elektrike. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Donald Trump shpall tarifat e reja prej 25% për makinat nga jashtë SHBA-së

Donald Trump shpall tarifat e reja prej 25% për makinat nga jashtë SHBA-së

Auto
Votojnë parisienët në referendum, ndalohen veturat në 500 rrugët e kryeqytetit francez!

Votojnë parisienët në referendum, ndalohen veturat në 500 rrugët e kryeqytetit francez!

Auto
Çifti britanik arrin që veturën ta shndërrojë një “shtëpizë kampingu”

Çifti britanik arrin që veturën ta shndërrojë një “shtëpizë kampingu”

Auto
Ky prodhues veturash po i paguan punonjësit mijëra euro për të dhënë dorëheqjen

Ky prodhues veturash po i paguan punonjësit mijëra euro për të dhënë dorëheqjen

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur tek mosvendosja e rripit të sigurimit – këto janë vendet BE-së që kanë “shoferët më të pamatur”?

Nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur tek mosvendosja e rripit të sigurimit – këto janë vendet BE-së që kanë “shoferët më të pamatur”?

Auto
Kalo në kategori