LAJMI I FUNDIT:

Tesla përplaset thyen murin dhe bie në pishinën e një shtëpie në Arizona

Tesla përplaset thyen murin dhe bie në pishinën e një shtëpie në Arizona

Pronari i një shtëpie në Arizona u tmerrua kur një Tesla u përplas përmes murit të shtëpisë duke rënë në pishinë.

Shoferi i Tesla shpëtoi pa lëndime, por e njëjta nuk mund të thuhet për veturën ose oborrin në të cilin u përplas ajo, ndërkaq policia akoma është duke hetuar se çfarë e shkaktoi këtë aksident.


Incidenti ndodhi afër 35th dhe Beardsley Rd. në veri të Glendale, Arizona. Pronari i shtëpisë, Joe Papineau, thotë se mendoi se kishte dëgjuar një “shpërthim”. “Isha duke fjetur kur papritmas dëgjova këtë përplasje dhe ‘shpërthim’ të madh,” deklaroi ai, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

Papineau thotë se ai beson se shoferi i Teslës po udhëtonte drejt jugut në 35th Street, kur një veturë tjetër doli përpara tij. Në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur një aksident, shoferi i Teslës bëri një manovër, por nuk mundi të merrte veten në kohë për të shmangur oborrin e shtëpisë së Papineau.

Sipas Papineau, ky oborr është rinovuar së fundmi, dhe pavarësisht ndjenjës që ai duhet të ketë për humbjen e përfitimit të gjithë asaj pune të vështirë, ai u hodh vetë në pishinë për të nxjerrë shoferin jashtë veturës.

Me gjithë dëmtimin e madh të veturës, shoferi shpëtoi vetëm me lëndime të lehta. Në momentin e aksidentit në veturë nuk ndodhej asnjë pasagjer tjetër. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Po, edhe kjo është Škoda

Po, edhe kjo është Škoda

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori