LAJMI I FUNDIT:

Tesla me përditësim të ri në Model 3

Tesla me përditësim të ri në Model 3

Ky ndryshim do ta bëjë Model 3 edhe më të fuqishëm

Megjithëse Model 3, shpejtësinë nga zero deri në 1090 kilometra në orë e zë për 3.2 sekonda, kjo nuk e ka ndaluar Tesla që të bëjë një përditësim të ri, që ta bëjë edhe më të shpejtë dhe të fuqishëm, transmeton Telegrafi.


Derisa kjo makinë mund të krahasohet me shpejtësinë që kanë makinat me benzinë si BMW M3 dhe Alfa Omega Giulia Quadrifoglio, makina është përditësuar për shpejtësi më të lartë.

Përditësimi që e bën makinë shumë më të shkathtë në pista të mbyllura, nuk është vetëm ndryshim në softuer, por edhe në pjesën e fortë të makinës.

Në makinën që kushton 55 mijë euro, duhet të investohen me 5,200 euro të tjera, që përfshijnë rrotat e reja me 20 inç, frena e rinj, krahu nga karboni në pjesën e pasme, pezullimi më i ulët dhe pedale nga alumini.

Të gjitha këto, do të bëjnë që shpejtësia t’i ngrihet nga 233 kilometra në orë, në 260 kilometra në orë, që është një rritje shumë e madhe. Vetëm se ky fuqizim, ia shkurton autonominë nga 520 kilometra në 280 kilometra.

Reduktimi në masë të madhe i baterisë, nuk është një gjë aq e mirë, andaj është kërkuar nga Tesla që të zhvillojë një sistem që do ia kursente këto 40 kilometra, ndërsa ta ruaj sistemin e ri që është shumë i mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Hyundai theu rekordin duke përshkuar rreth 890 kilometra me një rezervar të vetëm

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Hipervetura e re nga MG arrin shpejtësinë nga 0-100 për 1,9 sekonda

Auto
Kalo në kategori