LAJMI I FUNDIT:

Tesla padit zinxhirin gjerman të pompave të derivateve mbi të drejtën e instalimit të karikuesve të veturave elektrike në autostradë

Tesla padit zinxhirin gjerman të pompave të derivateve mbi të drejtën e instalimit të karikuesve të veturave elektrike në autostradë

Tesla, dhe Fastned, kompania holandeze për karikimin e veturave elektrike, kanë paditur Tank & Rast, kompaninë gjermane e cila kontrollon pothuajse çdo pompë të derivateve në autostradat e vendit, mbi të drejtën e instalimit të karikuesve të tyre.

Më herët, Gjermania kishte kontrolluar të drejtat e të gjitha pompave të derivateve dhe pushimoreve të pushimit në të gjithë autostradat e saj legjendare.


Megjithatë, në vitin 1998, ky rrjet ishte privatizuar, dhe kompania Tank & Rast vazhdon që të operojë pothuajse një monopol mbi to, raporton carscoops, përcjell Telegrafi.

Tani, Tesla dhe Fastned kanë vendosur që ta padisin kompaninë në fjali mbi të drejtën e instalimit të karikuesve të tyre në këto lokacione, mbi të cilat Tank & Rast beson se duhet ta ketë të drejtën ekskluzive.

Deri më tani, qeveria gjermane ka qenë e prirur të pajtohet me kompaninë e krijuar, raporton gazeta gjermane Focus Online.

Kjo përplasje mes tyre daton që nga viti 2021, atëherë kur Gjermania e prezantoi Aktin mbi Karikimin e Shpejtë, një akt ky i cili kishte për synim që deri në fund të këtij viti ta bënte prezantimin e 1,000 stacioneve të karikimeve me kapacitet prej 150kW nëpër të gjithë vendin. /Telegrafi/