LAJMI I FUNDIT:

Tesla më në fund po pranon porosi për një kamion elektrik

Tesla më në fund po pranon porosi për një kamion elektrik

Tesla më në fund ka filluar të marrë porosi për kamionin e saj gjysmë elektrik.

Siç dihet, Tesla ishte një nga kompanitë e para që prezantoi një kamion tërësisht elektrik, por pas prezantimit në vitin 2017, kompani të tjera nxorën modelet e tyre në treg, ndërsa Semi i Tesla ende nuk ka hyrë në procesin e prodhimit.

Megjithatë, pas pesë vitesh nga prezantimi zyrtar dhe premtimi se do të jetë i disponueshëm nga viti 2019, Tesla Semi më në fund mund të porositet.

Për të rezervuar një kamion, duhet të paguani 5000 dollarë paraprakisht dhe më pas 15000 dollarë shtesë për të konfirmuar rezervimin.

Pagesa e parë mund të rimbursohet, por kur paguhet shuma e dytë, paratë nuk do të kthehen në rast anulimi të porosisë.

Nuk ka ende një datë zyrtare të dorëzimit për kamionin, por pritet në vitin 2023.

Themeluesi dhe CEO i Tesla, Elon Musk tha në prill se viti 2023 do të ishte një “vit i madh për kompaninë” pasi ai dëshiron të fillojë prodhimin e kamionëve Semi, kamionëve Cybertruck dhe Roadsters. /Telegrafi/