LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 tejkalon pritjet e shitjeve (Foto)

Tesla Model 3 tejkalon pritjet e shitjeve (Foto)

Ia kalon edhe gjigantit BMW, duke u shitur më shumë Model 3, se çdo model që ka shitur prodhuesi gjerman gjatë muajit gusht

Kur një veturë pëlqehet shumë dhe shitet në masë të madhe, sikur është Tesla Model 3 ia del t’ia kalojë edhe emrave të fuqishëm në automobilizëm dhe të bëhet modeli më i shitur, nga dhjetë makinat më të kërkuara, transmeton Telegrafi.


Toyota Corolla, Camry, Honda Accord dhe Civic, janë disa prej makinave jo SUV, që Model 3 i la prapa.

Sigurisht, kjo është rezultat i parapagimeve të shumta dhe shtyrjeve të dërgesave. Pas shumë kohe, Telsa e ka hapur librin e porosive dhe ka treguar statistikat, por nuk tregoi se sa edhe sa duhet të presin ata që paguan nga 35 mijë dollarë, për t’ju shkuar ky EV në shtëpi.

Në të njëjtën kohë, nuk është bërë e ditur se sa shumë humbje ka kjo kompani, si pasojë e anulimeve të porosive, mirëpo duket se është në momente shumë të mira financiare, së paku nëse bazohemi në statistikat e muajit gusht.

Sipas Inside EV, Tesla ka shitur gjatë muajit të kaluar 17,800 njësi të Model 3, që i bie të jetë më shumë se çdo model i shitur së bashku nga BMW.

Megjithëse ky është një lajm i mirë për kompaninë, pritet që Tesla të bëjë më shumë dhe të plotësojë kërkesat e atyre që i kanë porositur dhe  blerë Model 3 deri më tani. /Telegrafi/