LAJMI I FUNDIT:

Tesla dëshiron ta tejkalojë shpejtësinë e Porsche Taycan

Tesla dëshiron ta tejkalojë shpejtësinë e Porsche Taycan

Rekordin që e shënoi Taycan në pistë, Tesla po përpiqet t’ia tejkalojë

Krahasimi mes Porsche Taycan dhe Tesla Model S, do të vazhdojë përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

Makina e parë elektrike nga Porsche, është prezantuar gjatë kësaj jave, me shumë stil, performancë të lartë dhe shumë teknologji. Në anën tjetër, Elson Musk nuk ka mundur të mos i kundërvihej këtyre të arriturave.

Drejtuesi kryesor i Tesla, ka bërë të ditur se Model S do të dërgohet gjatë javës që vjen në Nurburgring të Gjermanisë, që të tregojë shpejtësinë e lartë që ka.

Taycan është makina e parë elektrike deri më tani, që e ka kaluar këtë me shpejtësinë më të lartë duke e përfunduar për shtatë minuta e 42 sekonda. /Telegrafi/