LAJMI I FUNDIT:

Tërnava: Xhamitë mund të hapen brenda tri ditëve, nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve me COVID-19

Tërnava: Xhamitë mund të hapen brenda tri ditëve, nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve me COVID-19

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, ka thënë se rënia e numrit të infektuarve në ditët e fundit është mundësi e mirë që këto ditë të filloj hapja e xhamive.

“Unë them derisa këto ditë kemi lajme të mira, atëherë këto janë shenja të mira. Me emër të Zotit nesër do të takohem me kompetentët tanë, edhe me Institutin edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, nëse kështu vazhdon brenda dy tre ditëve është e mundshme që të startojmë në xhami për faljen e namazeve”, deklaroi Tërnava për Radio Dukagjinin.


I pari i BIK-ut tha se ka qenë e nevojshme që të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe falja e namazit të Fitër Bajramit të kryhet në kushte tjera nga ato të zakonshmet.

“Qytetarët na kanë kuptuar drejtë dhe mirë. Nëse qesim para vetes diçka më të shenjtë se mirëqenien e popullit atëherë nuk jemi as imam, as hoxhallarë, as politikanë, me një fjalë nuk jemi askushi”, tha ai.

Këtë vit falja e Fitër Bajramit është kryer nëpër shtëpi sepse grumbullimi i besimtarëve nëpër xhami nuk ka qenë i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori