LAJMI I FUNDIT:

Tërnava takon komandantin e KFOR-it, i shpreh mirënjohje për përkushtimin e tyre për sigurinë në Kosovë

Tërnava takon komandantin e KFOR-it, i shpreh mirënjohje për përkushtimin e tyre për sigurinë në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici.

Në këtë takim njohës, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit Federici, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij.


Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin e forcave paqeruajtëse të KFORI-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta, dhe është i lumtur që deri më tash nuk ka ndodhur asnjë incident mes KFOR-it dhe popullit të Kosovës dhe Kosova vazhdimisht i ka ofruar mikpritje madje edhe në shtëpitë e tyre, ku respektohen e çmohen dhe ia dimë vlerën për sigurinë që na e ofrojnë. Myftiu Tërnava tha po ashtu se BIK ka një bashkëpunim shumë të ngushtë më KFOR-in ku kanë organizuar projekte humanitare të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana e tij, gjeneralmajori Franco Federici falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se bashkëpunimi mes BIK-ut dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori