LAJMI I FUNDIT:

Tërnava reagon për situatën në Jerusalem

Tërnava reagon për situatën në Jerusalem

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar rreth situatës së krijuar në Jerusalem.

Përmes një njoftimi Tërnava ka thënë se Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.


“Eskalimi i konfliktit nga i cili humbën jetën njerëz të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar Ramazan dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje ndërmjet dy popujve. Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit”, ka shkruar Tërnava.

Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem?
Lexo po ashtu Çfarë qëndron pas përleshjeve në Jerusalem?

Reagimi i plotë:

Me shqetësim kam përcjellë eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah, për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al-Aksa.
Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve myslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Jerusalem dhe në territoret palestineze.
Eskalimi i konfliktit nga i cili humbën jetën njerëz të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar Ramazan dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje ndërmjet dy popujve.
Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.
Lutemi që sa më parë Jerusalemi, Al-Aksa, dhe objektet e tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë. /Telegrafi/