LAJMI I FUNDIT:

Termokos nesër mbyll sezonin e ngrohjes në Prishtinë

Termokos nesër mbyll sezonin e ngrohjes në Prishtinë

Ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar se ka marrë vendim që të ndërpresë furnizimin me ngrohje nga nesër.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë Energjetike të Kosovës.


Mes tjerash thuhet se ky është sezoni i gjashtë ngrohës, gjatë të cilit për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, Termokosi ka vazhduar furnizimin me ngrohje edhe jashtë afatit të zakonshëm ligjor.

“Me një trend pozitiv të zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm NP “Termokos” e përmbyllë edhe sezonin ngrohës 2021/2022 me një varg suksesesesh të shënuara, si në rritjen e prodhimit të energjisë termike, shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët, rritjen e numrit të konsumatorëve, faturimin dhe inkasimin”, thuhet në komunikatën për media.

“Suksesi i arritur gjatë këtij sezoni ngrohës i atribuohet angazhimit të pakursyer të secilit punëtorë të ndërmarrjes si dhe kontributit të konsumatorëve tanë, që nëpërmes pagesës me rregull të faturave të ngrohjes na kanë mundësuar, që të realizojmë me sukses misionin tonë si dhe të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe modernizimit të shërbimeve tona”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori