LAJMI I FUNDIT:

Termocentralin e parë bërthamor që ftohet me natrium do ta ndërtojë Bill Gates

Termocentralin e parë bërthamor që ftohet me natrium do ta ndërtojë Bill Gates

Terrapower, i financuar nga Bill Gates, planifikon të ndërtojë centralin e parë bërthamor në Wyoming.

Kemmerer në Wyoming u përzgjodh si vendi për ndërtimin e mini centralit bërthamor. Sipas një raporti nga CNBC, një fabrikë e vjetër qymyri, e planifikuar të mbyllet në vitin 2025, është planifikuar të rindërtohet për projektin e financuar nga Bill Gates.


Kompania Terrapower njoftoi gjithashtu fakte të tjera rreth projektit. Parashikohet të jetë termocentrali i parë bërthamor i ftohur me natrium që bota ka parë ndonjëherë.

Reaktori thuhet se ka një fuqi deri në 345 megavat (MW). Në momentet e pikut, thuhet se prodhimi mund të rritet deri në 500 MW. Kjo duhet t’i mundësojë termocentralit të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për 400,000 familje.

Rreziku i shkrirjes së bërthamës duhet të reduktohet duke ftohur reaktorin me ajër. Impianti në lokacionin e ri duhet të jetë gati dhe të vihet në funksion deri në vitin 2028. /Telegrafi/