LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti “ua prish” gjumin banorëve në veri të Anglisë – një grua mendoi se një pemë ra në shtëpinë e saj

Tërmeti “ua prish” gjumin banorëve në veri të Anglisë – një grua mendoi se një pemë ra në shtëpinë e saj

Njerëzit në Teesside – në veri të Anglisë, ishin zgjuar para kohe nga gjumi sot kur një tërmet goditi në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, dridhja goditi pak para orës 6 të mëngjesit dhe ishte aq e fuqishme sa që një grua e fjetur mendoi se një pemë kishte rënë në shtëpinë e saj ndërsa një tjetër besonte se kishte pasur një shpërthim.


Po sipas mediave britanike, ekipet e emergjencës ishin të shpejtë për të siguruar njerëzit se ishte thjesht një tërmet i vogël për të cilin “British Geological Survey” tha se ishte i fuqisë 2.8 në shkallën Rihter.

Epiqendra thuhet se ishte Stockton-on-Tees, Qarku Durham, por njerëzit në të gjithë rajonin raportuan se kishin ndier dridhjet.

Banorët në Middlesborough, Hartlepool, Redcar dhe Norton gjithashtu raportuan se dëgjuan “një zhurmë të ulët”. /Telegrafi/