LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti prej 5.2 ballësh godet Indonezinë

Tërmeti prej 5.2 ballësh godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën Maluku Veriore të Indonezisë.

Sipas Qendrës për Hulumtime Gjeologjike të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ka qenë 133 kilometra në jugperëndim të ishullit Ternate, në thellësi prej 44,1 kilometra.


Nuk ka raportime për viktima dhe nuk janë lëshuar paralajmërime për cunami.

Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta. /Telegrafi/