LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti – paniku te njerëzit përmes fotove

Tërmeti – paniku te njerëzit përmes fotove

Tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë që tronditi sot Shqipërinë ka shkaktuar shumë panik te të gjithë.

Fillimisht rreth orës 16:00 tre dridhje ndodhën në afërsi të Durrësit dhe Tiranës, ku përveç dëmeve materiale raportohet se ka edhe rreth 70 të lënduar.


Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve
Lexo po ashtu Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve

Pastaj, është raportuar edhe për dy dridhje të tjera së fundi.

Në foto do të shihni se si njerëzit e tmerruar nga lëkundjet në Tiranë kanë dalë në rrugë, të frikësuar e duke përqafuar njëri-tjetrin.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi./Telegrafi/