LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Turqi, gjashtë të vdekur dhe më shumë se 200 persona të lënduar

Tërmeti në Turqi, gjashtë të vdekur dhe më shumë se 200 persona të lënduar

Të paktën gjashtë persona ndërruan jetë në Turqinë perëndimore, pasi një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje të premten pasdite.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtij tërmeti rreth 20 ndërtesa u shkatërruan vetëm në qytetin e Izmirit.


Ndërkohë, përpos viktimave si dhe dëmeve materiale, agjencia e katastrofave në vend ka deklaruar se më shumë se 200 persona pësuan lëndime.

Izmir për pak minuta u shndërrua në “lumë” nga sasia e madhe e ujit të detit që përfundoi nëpër lagjet e banuara, e pamjet amatore shfaqin qytetarët duke qëndruar mbi rrënoja nga frika se uji mund t’i marrë me vete. /Telegrafi/