LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Burrel, banorët flenë në çadra: Na u tund e gjithë shtëpia (Video)

Tërmeti në Burrel, banorët flenë në çadra: Na u tund e gjithë shtëpia (Video)

Muzgu po bie dhe bashkë me të afron edhe ankthi i banorëve të fshatit Derjan, të cilët përjetuan tronditjen e tërmetit pasditen e së shtunës. Një makth që nuk do të donin ta kalonin më kurrë.

“Isha te komshiu kur ra tërmeti, erdha me vrap dhe pashë shtëpinë që ishte shembur e gjitha. E kam kaluar natën jashtë, ndërsa sot do të fle në çadër“, rrëfen Besim Xhetani, një prej banorëve të Derjanit.

Ai prej disa vitesh jeton vetëm në banesën që iu rrënua para disa ditësh nga fatkeqësia natyrore. Edhe pse nuk ka se çfarë të humbasë më, sërish jeton mes frikës se fshati i tij Derjan do të pësojë lëkundje të tmerrshme, si ato të së shtunës që shkretuan kujtimet familjare për 20 banesa.

“Frikë kemi akoma, po çfarë të bëjmë”.

Mes orendive që ka mundur të shpëtojë, e vetmja gjë që ruan me fanatizëm është një foto e prindërve që i lanë trashëgim banesën. Çdo gjë tjetër nuk është kursyer aspak nga tronditja e së shtunës.

Ngushëllimin e vetëm për të kaluar këto ditë e gjen tashmë në mbështetjen e fqinjëve që mundohen t’i qëndrojnë pranë.

Pas Derjanit, i drejtohemi fshatit Barbullej, në të cilin shumë banesa janë shembur. Në një nga kullat më të vjetra të zonës jeton mësuesi i matematikës Nazmi Mata, i cili tregon: “Isha brenda në shtëpi kur ra tërmeti, nxitova për të dalë po nuk dilja dot. Kemi dy ditë që po flemë jashtë, sot shyqyr kemi çadrën”.

Tashmë për të kaluar natën familja e Nazmiut do të gjejë qetësi brenda në çadër, e cila garanton sado pak siguri pas makthit të së shtunës. Për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira, Nazmiut i kanë ardhur disa të afërm, por çadra nuk mund t’i mbajë dot të gjithë.

Një banore tjetër, Lindita Brahilika shprehet: “Ishte tërmet i tmerrshëm, për pak kohë u tund e gjithë shtëpia. Nxituam të dalim, por ishim bllokuar brenda”.

Në orët e vona të mbrëmjes, teksa heshtja pushton çadrat dhe rrënojat që ka lënë pas tërmeti, ka hapësirë vetëm për lutjet e tyre që fatkeqësi të tilla të mos përsëriten më kurrë./Klan Plus/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori