LAJMI I FUNDIT:

Të paktën dy të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Pakistan

Të paktën dy të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Pakistan

Tërmeti me magnitudë prej 6.4 ballësh ka goditur gjatë ditës së sotme Afganistan, i cili u ndie edhe në Indi dhe Pakistan.

Në këtë të fundit raportohet se dy persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

Të paktën 302 persona janë lënduar në provincën Khyber Pakhtunkhwa, kanë konfirmuar zyrtarët e shpëtimit për Al Jazeera.

“Një vajzë 10-vjeçare në Swat dhe një burrë 24-vjeçar në Dir-in e Poshtëm vdiqën kur muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për Al Jazeera, Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit “Rescue 1122”.

Sipas Faizit, rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme në rrethin Swat, 180 km (112 milje) në veriperëndim të Islamabadit.

Tërmet me magnitudë prej 6.4 ballësh godet Afganistanin, ndihet në Indi dhe Pakistan
Lexo po ashtu Tërmet me magnitudë prej 6.4 ballësh godet Afganistanin, ndihet në Indi dhe Pakistan

“Mbi 20 ndërtesa kanë pësuar dëmtime për shkak të lëkundjeve dhe dhjetëra njerëz janë lënduar”, tha ai.

Ndryshe, një pasgoditje me magnitudë 3.7 shkallësh të Rihterit ka lëkundur sërish shtetin pakistanez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori